Di Maria humb durimin me Tuchel, problemi është xhelozia

27 Nëntor 2020
18:58
Denis Hakanaj
back button

Angel di Maria ka humbur durimin.

Fideo duket se nuk është i kënaqur për shkak të zëvendësimeve të shumta, plot gjashtë në dhjetë ndeshjet e luajtura deri tani si titullar.

Sipas RMC Sport, argjentinasi nuk ndihet i vlerësuar aq sa duhet dhe është i pakënaqur për shkak të një pabarazie në trajtim kundrejt Kylian Mbappe dhe Neymar, që vlerësohen më shumë nga trajneri.

Një burim brenda skuadrës duket se ka thënë se Di Maria ka ndjesinë se asnjë mes Neymar dhe Mbappe nuk do të dilte nga fusha para atij, as nëse do të ishin duke luajtur keq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit