Di Maria: Nuk mendoj ende për lamtumirën, ja çfarë do të bëj pasi të lë futbollin

20 Nëntor 2024
8:51
Telesport
back button

Argjentinasi Angel Di Maria, i cili ka vendosur të rinovojë edhe një vit kontratën e tij me Benfikën, në moshën 36-vjeçare mendon edhe për të ardhmen e tij. Ishin të shumtë ata që mendonin se ai mund të tërhiqej nga sporti, por në fund ka fituar pasioni ndaj futbollit.

Për momentin nuk kam takim me pesionimin nga futbolli. Po e shijoj shumë më tepër tani këtë aventurë pasi fituam me kombëtare. Më duket sikur kam rilindur pas trofeve të fundit në kombëtare”, u shpreh Di Maria.

Më parë e kisha këtë zhgënjim, që nuk fitoja me kombëtaren, por vitet e fundit janë plot gëzim, e kam gjetur sërish dëshirën dhe po argëtohem. Për asnjë moment nuk kam menduar realisht për largimin tim apo se do ta mbyll pas një apo dy vitesh”, shtoi më tej anësori i Benfika.

Ai po ndjek një kurs për t’u bërë trajner: “Po e bëj, por më shumë rastësisht. Që në moshën 30-vjeçare fillova ta shikoja futbollin ndryshe, jo vetëm nga këndvështrimi i lojtarit, por edhe nga ai i trajnerit Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Pjesa e trajnerit është më e vështirë, sepse kërkon më shumë kohë. Një lojtar stërvitet dhe shkon në shtëpi, ndërsa trajneri duhet të shikojë video, të bëjë të tjera gjëra me bashkëpunëtorët. Kur të tërhiqem do të shijoj familjen, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Di Maria.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit