Diaz zgjodhi Marokun, reagimi i trajnerit të Spanjës!

12 Mars 2024
0:31
Telesport
back button

Luis de la Fuente, trajneri i Spanjes, reagoi pas vendimit te Brahim Diaz per te zgjedhur Marokun. Ky i fundit foli për këtë çështje gjatë një eventi të organizuar nga agjencia e lajmeve “Efe”, teksa u shpreh se e respekton vendimin e tij dhe se secili është i lirë të marrë vendimet e veta, teksa ka shtuar se i uron më të mira në aventurën e tij të re.

“Unë e respektoj qëndrimin e tij, por secili është i lirë të marrë vendimet e veta. Nuk kam folur me të, por kam vlerësim dhe respekt të madh për të dhe i uroj më të mirat”,- u shpreh teknikun spanjoll, në lidhje me kalimin e Diaz, te Maroku.

Ndërkaq, kujtojmë se në vitin 2021, Brahim Diaz u aktivizua në një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Spanjës, më konkretisht në fitoren me “poker”, 4 me 0 ndaj Lituanisë, duke realizuar madje një gol e gjithashtu, futbollisti është impenjuar me të rinjtë e kësaj përfaqësuesje, mirëpo në fund ish-“fantazisti” i Milan ka vendosur të zgjedhë Marokun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit