Dida e konsideron “të artë” Donnarumma: Shpresoj që Milani të bëjë një ekip të madh

22 Qershor 2024
13:22
Alfred Lleshi
back button

Duke folur për “Sky Sport”, ish-portieri i Milanit, Nelson Dida, foli për kuqezinjtë, por jo vetëm: “Nuk e ndjek shumë tregun e transferimeve, por shpresoj vetëm që Milani të marrë lojtarë të mëdhenj dhe të krijojë një ekip të mirë për sezonin e ardhshëm”.

Fonseca shkoi në grumbullimin e Portugalisë dhe foli me Leao: “Sigurisht është e rëndësishme për trajnerin të jetë në kontakt me lojtarët e vet, veçanërisht me Leaon, sepse ai është një element shumë i rëndësishëm për Milanin. Të kesh një kontakt të besueshëm do të thotë se pret shumë nga person, në rastin konkret Leao”.

Donnarumma bëri pritje shpëtimtare ndaj Spanjës, edhe pse kombëtarja e tij u mund: “Ai po bën shumë mirë, është një portier i mrekullueshëm. Ne të gjithë e dimë këtë. Unë pata mundësinë të punoj me të. Gigi është një person i madh, një njeri që dëshiron të punojë dhe të fitojë. Ai është një djalë i artë, bëri shumë mirë ndaj Spanjës, ishte protagonist”.

A i kujton Zirkzee pak Ibrahimovicin: “Pak po, por Ibra është Ibra. Ai ishte një lojtar 360 gradë, në zonë, jashtë zonës, me kokë. Zlatan ishte një sulmues i kompletuar. Zirkzee ka disa karakteristika, do të jetë i rëndësishëm nëse vjen te Milani”.

Sulmuesi më i kompletuar i parë në “Copa America”: “Ne kemi një futbollist të madh si Vinicius. Ai është lojtari më i rëndësishëm në Brazil. Unë vë bast për këtë lojtar, sepse është një fenomen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit