Diego Costa prish kontratën në Brazil, gati transferimi te gjigandët e Premier

17 Janar 2022
14:01
Telesport
back button

Skuadra braziliane e Atletico Mineiro ka zyrtarizuar sot zgjidhjen konsensuale të kontratës me sulmuesin Diego Costa. Sulmuesi mbërriti në Brazil vitin e kaluar nga Atletico Madrid dhe gjatë këtyre muajve luajti 19 ndeshje e realizoi 5 gola.

Kjo lëvizje e Diego Costa i hap rrugën rikthimit të tij në Premier League. Sipas mediave britanike, sulmuesi 33-vjeçar pritet të transferohet në merkaton e janarit te skuadra e Arsenal, ku do të zërë vendin e Pierre-Emerick Aubameyang.

Aventura e Diego Costa në Brazil zgjati vetëm 6 muaj dhe duket se ai është gati të kthehet në Angli, ku ka luajtur më parë me Chelsea (4 sezone, 2014-2018). “Topçinjtë” janë gati të marrin sulmuesin, që vjen me koston zero, duke i ofruar një kontratë deri në verën e vitit 2023.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit