Diego Simeone është i bindur: Ai lojtar mund të shkruajë historinë e Atletico Madrid

10 Tetor 2024
8:22
Telesport
back button

Trajneri argjentinas Diego Simeone është i bindur se patrioti i tij, sulmuesi Julian Alvarez, i ardhur këtë verë tek Atletico Madrid nga Manchester City te skuadra “colchoneros”, ka mundësi që të bëhet një ikonë e këtij klubi. Madje të shkruajë historinë e tij.

Për ekipin spanjoll u deshën 75 milionë euro për ta rrëmbyer nga duart e Pep Guardiola, por tashmë ‘Cholo’ mund të gëzojë një përmirësim me vlerë absolute për skuadrën.

Ai është një nga lojtarët që më ka bërë më të lumtur që kur jam këtu. Ai ka fituar gjithçka në Evropë dhe me kombëtaren. Ai hyri në vend të Lautaro Martinez dhe e bëri këtë në mënyrën më të mirë të mundshme aty”, tha Simeone.

Ne të gjithë bëmë një punë të shkëlqyer për ta bërë atë të kuptojë se ai mund të krijojë një histori të madhe tek Atletico Madrid, sepse ai i ka të gjitha kushtet: përulësi, sakrificë, këmbëngulje dhe talent”, komentoi Simeone.

Megjithatë, duke gjykuar nga ndeshjet e luajtura në Madrid, Julián Álvarez po luan në një rol që nuk ishte rreptësisht si qendërsulmues sa ai në City. Simeone e ka aktrivizuar edhe si mesfushor të majtë, shumë larg zonës kundërshtare.

Mendoj se ai mund të luajë si një nëntë. Ai nuk është një referencë si Lautaro, por ka lëvizjet e një nëntëshe që janë shumë të vështira për t’u identifikuar. Ai bën pasimin, bën diagonale të mira, ka një gjuajtje të mirë me të dyja këmbët”, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit