Diferenca e frikshme, Inter do të ishte kampion i Serie A nëse…

13 Janar 2020
19:09
back button

Juventus mori kryesimin e Serie A i vetëm mbrëmjen e kaluar, teksa mposhti 1-2 Romën në transfertë, duke përfituar në maksimum nga ndalesa e Inter ndaj Atalantës. Zikaltrit po udhëhiqnin 1-0 deri në minutën e 75-të, kur Gosens barazoi gjithçka.

Tashmë, ekipi i Contes e sheh veten 2 pikë larg Juventusit, por tabela do të ishte e përmbysur nëse do të llogariteshin vetëm pjesët e para të ndeshjeve. Jo vetëm që do të përmbysej, por do të kishim një diferencë të frikshme! Inter do të ishte i pari me 43 pikë, 3 më pak nga çfarë ka aktualisht.

Ajo që bie në sy është diferenca e frikshme që do të kishte me Juventusin, që nëse do të llogariteshin vetëm pjesët e para të ndeshjeve, bardhezinjtë do të numëronin vetëm 31 pikë, plot 17 pikë më pak nga çfarë kanë tani!

Diferenca me Interin do të ishte 12 pikë, një diferencë mjaft e frikshme, ndoshta edhe e parikuperueshme deri në fundin e sezonit, që mund të shpallte kampion zikaltrit dhe të thyente diktatin e “Zonjës së Vjetër”. Pas Juventusit do të vinin Roma, Cagliari dhe Atalanta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit