“Digjen” Seria A, PSG dhe La Liga: Thiago Silva dhe Merr te Chelsea

12 Nëntor 2022
20:53
Denis Hakanaj
back button

Kupa e Botës është shumë afër dhe Brazili tashmë ka hartuar listën e të grumbulluarve. Tite shijon përzgjedhjen e së tashmes, ku talenti nuk mungon, ndërsa tifozët tashmë kanë nisur të shijojnë të ardhmen, me fenomenet e ardhshme të futbollit karioka që tashmë po shfaqen në atdhe.

Ndër këta spikat gjashtëmbëdhjetëvjeçari i Palmeiras, Endrick Felipe Moreira de Sousa, i cili tashmë prej disa kohësh po i bën të gjithë për vete. Lojtari i datëlindjes 2006 ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë një asist me Palmeiras-in këtë vit, dhe konsiderohet si ylli ardhshëm brazilian.

Krahasimet për Endrick janë të shumta, me kombinimet me Ronaldon Fenomenin dhe gjithashtu me Neymar-in, falë edhe cilësive të tij të jashtëzakonshme teknike dhe aftësisë për të dribluar kundërshtarin.

Të gjithë janë të çmendur për cilësitë e fenomenit tëPalmeiras, që siç e dëshmon edhe interesimi i Chelsea-t (ku luan bashkëkombësi Thiago Silva), Manchester City, United, Real Madrid dhe Barcelona.

Në çdo rast, për të parë Endrick-un në Europë duhet të presim deri në verën e vitit 2024, kur ai do të ketë mbushur 18 vjeç, edhe nëse top-klubet e ndryshme që e monitorojnë do të kenë çdo synim të përpiqen ta djegin sa më shpejt konkurrencën.

Përveç Barcelona-s dhe Real-it, ashtu si edhe PSG-së që janë diskutuar kohët e fundit, duhet bërë kujdes ndaj Chelsea-t, që po përpiqet shumë të të sigurojë shërbimet e 16-vjeçarit, me klubet e Serisë A që duket se janë që tani jashtë garës.

Në këtë aspekt, siç theksohet nga Times, një tentativë e ka bërë edhe Thiago Silva, i cili ka pritur familjen e djalit në qendrën stërvitore të klubit londinez.

Chelsea ka besim se është në rrugën e duhur për Endrick, pasi ka pritur familjen e tij gjatë një vizite të fundit në bazën e klubit në Cobham. 16-vjeçari brazilian kaloi kohë me bashkatdhetarin Thiago Silva, një mbrojtës me shumë përvojë i kombëtares braziliane që do të shkojë në Botëror dhe një figurë legjendare për futbollin e vendit të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit