Dikur ishte në akademinë bavareze, Bayern tenton lojtarin premtues të Juventusit

18 Dhjetor 2024
16:26
Telesport
back button

Me spastrimet që pritet të ndodhin në merkaton e verës, Bayern ka një buxhet të madh për sulmin.

Sipas mediave gjermane, klubi bavarez po ndjek me kujdes zhvillimin e disa lojtarëve të cilët premtojnë shumë për të ardhmen, duke mos u përqendruar te lojtarët e afirmuar plotësisht.

Një objektiv është talenti i Juventusit, Kenan Yıldız. Ai më parë ka qenë pjesë e akademisë së Bayern dhe kjo po i nxit më tepër drejtuesit për të bërë një “ofertë ribashkimi”.

Emri i dytë në listën e krahut të majtë të sulmit është Jamie Gittens. Duket zgjedhje më e logjikshme dhe pa risk, duke qenë se ai luan te Borussia Dortmund dhe e njeh mirë kampionatin gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit