Sfida e madhe çerekfinale e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë do të përballë në fushë jo vetëm dy nga skuadrat më të mëdha në botë por edhe mjaft lojtarë që janë miq mes tyre.
E tillë është edhe marrëdhënia mes gjermanit Ilkay Gundogan dhe spanjollit Rodri, që dikur kanë luajtur bashkë te Manchester City. Gundogan, duke folur për këtë sfidë shprehet se e njeh mirë rivalin spanjoll.
“Për momentin, Rodri është në mesin e dy-tre mesfushorëve mbrojtës më të mirë në botë, ndoshta edhe më i miri”, tha Gundogan.
“Gjithmonë mund t’ia pasosh topin. Ai gjithmonë e kërkon atë, pothuajse gjithmonë merr vendimin e duhur dhe pothuajse nuk humbet kurrë. Ai është një lojtar që çdo trajner dhe çdo ekip do të donte ta kishte pranë tij”, tha Gundogan.