Dimarco: Derbi i yllit të dytë, më emocionuesi. Sfidat me Real Madridin dhe Barçën? Tani janë normale…

22 Tetor 2024
8:24
Alfred Lleshi
back button

Duke folur sot në podkastin e Gianluca Gazzolit, “Passa dal basement”, Federico Dimarco, lojtari i Interit dhe i kombëtares italiane, evidentoi ndeshjet që e prekën më shumë në karrierën e tij zikaltër: “Ndeshjet i përjetoj shumë, ndoshta më shumë se duhet. Sidoqoftë, me kalimin e viteve, duke luajtur në një nivel të caktuar, mësova t’i menaxhoja emocionet. U rrita shumë përpara se të luaja ndaj Barçës dhe Real Madridit, gjëra që nuk ndodhin çdo ditë”.

Cila ndeshje ju dha të dridhura para se ta filloni?
Derbi i yllit të dytë ishte vërtet emocionues. Ishte një ndeshje që mund të na jepte shumë dhe na merrte shumë. Fatmirësisht shkoi si duhet, e dimë se çfarë ndodhi. Për mua ishte një nga ndeshjet më emocionuese.

Debutimi juaj në Champions League…
I hidhur, sepse humbëm kundër Real Madridit 1-0. Nuk shkoi shumë mirë, por himni i Champions League është unik. Të jep emocione dhe dridhje Brenda vetes, që nuk mund të krahasohen me asnjë kompeticion tjetër.

Kur humbet Interi, si e menaxhon zhgënjimin Dimarco?
Më duhen nja dy ditë për t’u qetësuar. Nuk jam i mërzitur, por shumë i inatosur. Ata që kam afër e dinë, miqtë e mi më njohin dhe e dinë se si jam. Sapo zbres nga dhoma e zhveshjes në garazh, më shohin në fytyrë dhe e dinë se si jam.

Si është marrëdhënia juaj me futbollistët e tjerë?
Tani duhet t’i pranoj ofendimet, por e respektoj shumë Theo Hernandez si lojtar. Kur isha fëmijë më pëlqyen shumë Roberto Carlos dhe Maxwell. Çdo lojtar është i ndryshëm, kam parë dhe vazhdoj të shikoj shumë video nga e kaluara dhe dalëngadalë u bëra ky që jam sot.

Momenti për të cilin jeni më krenar?
Gjuajtja e lirë kundër Sampdorias, goli i parë i Interit. Si për kuptimin, ashtu edhe për gjestin teknik, do t’ia tregoj djalit tim kur të rritet.

A ka ndonjë Inter, për të cilin do të kishit dashur të luanit?
Sigurisht, me të tripletës historike, zgjedhja është shumë e lehtë. Do të më pëlqente të luaja me Maicon, Eto’o, lojtarë me bagazh të jashtëzakonshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit