Federico Dimarco e përjetëson në lëkurën e tij fitoren e titullit të 20-të kampion dhe sigurimin e yllit të dytë zikaltër. Mbrojtësi i Interit zgjodhi Cristiano Giovannini për tatuazhinin trengjyrësh, të cilin e ka shfaqur në rrjetet sociale. Premtimi i mbajtur nga futbollisti në fjalë.
Mbrojtësi i krahut të skuadrës së Inzaghit ka zgjedhur të përjetësojë në trup trofeun e titullit të Serie A me simbolin e Interit dhe dy yje. Një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re, përkundrazi është vlerësuar shumë nga fansat zikaltër, të cilët kanë komentuar fotot e publikuara nga artisti i tatuazheve.
Në fund, pra, data 22.04.2024, ajo e ndeshjes së fituar ndaj Milanit, që i dha Interit triumfin edhe matematikor të kampionit për këtë sezon.