Tatuazh i ri për Federico Dimarco. Anësori i majtë i Inter vendosi të kujtojë përgjithmonë titullin e yllit të dytë të fituar me “zikaltërit”.
Dimarco ka bërë tatuazh në kofshën e majtë kupën e “Scudetto”, gjarpërin dhe sipër tyre dy yjet. Një gjest ky që ka çmendur fansat e tij dhe të Inter.
Në fund është vendosur edhe data e fitimit të yllit të dytë, 22 prill 2024, ditën kur Inter fitoi derbin me Milan në stadiumin “San Siro”.
Dimarco është një nga liderët e Inter, ekip me të cilin luan që prej vitit 2019. Pas disa sezonesh i huazuar, ai është rikthyer si titullar tek skuadra e trajnerit Inzaghi.