Disiplina “masakron” Kastriotin pas ndeshjes me Tiranën!

11 Maj 2021
18:50
Telesport
back button

Komisioni i Disiplinës shpalli sot vendimet për thyerjet e javës që lamë pas dhe kryefjala ishte padyshim ndeshja Tirana-Kastrioti, ku pati shumë trazira.

Nga ajo ndeshje kanë ardhur edhe dënimet më të rënda. Drejtori dhe presidenti i Kastriotit, të cilët u shoqëruan edhe nga policia pas ndeshjes, janë dënuar me 12 dhe 18 muaj përjashtim nga aktivitetet e organizuara nga FSHF.

Rëndë e ka pësuar edhe trajneri Ramadan Ndreu, i cili do duhet të ndjekë nga televizori ndeshjet e mbetura të skuadrës së tij, duke e bërë shumë të vështirë garën për të qëndruar në Superiore.

VENDIMET: 1. Zyrtari i KF Skënderbeu, Ilirjan Përmeti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Zyrtari i KS Kastrioti, Alban Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes dhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 54/3 dhe 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

4. Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit