Djali i legjendës Coinceicao “zhduk topin”, Juventusi trondit Leipzig duke përmbysur gjithçka me dhjetë futbollistë (VIDEO)

2 Tetor 2024
22:59
Telesport
back button

Çmenduri ne Leipzig, Juventusi i Thiago Motta mer nje fitore te jashtezakonshme dhe te pabesueshme duke shenuar dy gola me dhjete futbolliste dhe permbysur avantazhin e Leipzig qe kishte ne avantazh gjithcka sonte, nga demtimet bardhezi te vendimet e arbitrit (penallti e i kuq ndaj Juventusit)

Nje fitore, e dyta radhazi ne Champions pas suksesit ndaj PSV, qe vjen me vuajtje dhe mish e shpirt, pasi Leipzig gjithashtu goditi dy shtylla.  Vendos goli i Coinceicao, i mare huazim nga Porto dhe qe eshte rikthyer fundjaven e shkuar nga demtimi.

COINCEICAO – VIDEO

Ka qene nje nate qe nisi e mallkuar për Juventusin sonte në Gjermani. E pabesueshme se çfarë ka ndodhur me bardhezinjtë e Thiago Motta. Pas vetëm 6 minutash lojë humbën Bremer për një dëmtim që u duk i rëndë në gju.

Ndërkohë, më pas ishte radha e Nico Gonzalez që të dëmtohej për një tërheqje ne minuten e 10-te. Goli i Sesko dhe një penallti e paakorduar për Vlahovic.

GOLI I SESKO 2-0 (VIDEO)

Megjithatë, në pjesën e dytë, Juventusi gjeti barazimin po me sulmuesin, por një dalje e Di Gregorio e pastudjuar duke prekur topin me dorë jashtë zone bëri që VAR të hynte në punë dhe të ndëshkohej me të kuq, duke lënë ekipin me dhjetë. Por, Vlahovic do te gjente golin e 2-2 dhe nuk ka mbaruar.

I KUQI DI GREGORIO – VIDEO

PENALLTIA DHE GOLI I SESKO – VIDEO

Pasi Kalulu shpeton golin e trete te ekipit gjerman, me pas merr pjese ne sulm ne ate qe do te jete magjia e Francisco Coinceicao duke “zhdukur” topin dhe duke shenuar golin e trete bardhezi edhe pse me dhjete futbolliste.

GOLI I VLAHOVIC 2-2 (VIDEO)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit