Djali i legjendës stërvitet me ekipin e parë të Milanit! Emri i tij si ai i aktorit të njohur të Hollywood

25 Dhjetor 2024
19:15
Telesport
back button

Clarence Seedorf shkruajti nje pjese te rendesishme te historise te Milani, fanellën e të cilit e veshi nga viti 2002 deri në vitin 2012. Një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave me Milanin ishte dy herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe dy herë fitues i Serie A, dhe mbiemri Seedorf së shpejti mund të shkruhet sërish në fanellën e atij klubi.

Kjo sepse Denzel Seedorf është djali 17-vjeçar i Clarence, i cili luan për ekipin U-18 të Milanit. Kjo mund të ndryshojë së shpejti, pasi trajneri Paulo Fonseca e ftoi të bashkohej me ekipin e parë. Denzel lindi më 25 maj 2007, dy ditë pasi babai i tij mundi Liverpoolin 2-1 me Milanin dhe fitoi titullin e dytë të Ligës së Kampionëve. Ai ka nisur rrugën në Milano që kur ishte 12 vjeç.

Ai quhet Denzel për nder të aktorit amerikan Denzel Washington, por është mbiemri i tij që e lejon të hyjë në botën e futbollit direkt nga dera e përparme: Seedorf. Futbollisti shtatëmbëdhjetë vjeçar, djali i ikonës Clarence Seedorf ka demonstruar një talent që e ka bërë atë gjithnjë e më të kërkuar.

Në stërvitjen e te dielës më 22 dhjetor, Seedorf Junior u stërvit me ekipin e parë të trajnerit Paulo Fonseca në seancën e fundit para Krishtlindjeve në Milanello.

Në një intervistë janarin e kaluar me Globo Esporte, Denzel shpjegoi se, megjithëse kishte parë babanë e tij të vishte fanellën e Holandës në të gjitha garat kryesore botërore, gjenet e kanarinave të nënës së tij Luviana janë më të forta. “Skuadra kombëtare? Zgjedhja ime do të jetë Brazili, sepse ka më shumë se brazilian brenda meje. Unë flas portugalisht dhe jo holandisht. I dua brazilianët dhe kulturën e tyre. Në fakt, unë e përjetoj kulturën braziliane në shtëpinë time”, nënvizoi ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit