Djali i Rudi Vata pranë transferimit te skuadra e njohur angleze, kontratë 4-vjeçare për 19-vjeçarin

5 Korrik 2024
12:37
Telesport
back button

Sulmuesi 19-vjeçar Rocco Vata, djali i ish-futbollistit të ekipit kombëtar shqiptar Rudi Vata, është pranë transferimit te skuadra e Watford, klub që luan në Championship, në kampionatin anglez.

Lajmi është konfirmuar sot nga “Sky Sports”, që shton se lojtari ka kryer me sukses vizitat mjekësore në Londër. Pritet që Rocco Vata të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Watford.

Mësohet se skuadra e Championship do të ketë opsionin për të zgjatur kontratën e tij edhe për një vit tjetër, sipas marrëveshjes që kanë arritur palët. Vata ka luajtur dy sezonet e fundit me Celtic në Skoci.

Madje sezonin e fundit ai realizoi edhe një gol në Kupën e Skocisë, goli i tij i parë dhe i vetëm me këtë fanellë. Paraqitjet e mira që ai ka bërë kanë sjellë edhe kalimin në ekipin e njohur anglez.

Rocco Vata ka debutuar edhe me kombëtaren U-21 të Irlandës, ku në tri ndeshje ka realizuar 5 gola. Me ekipin B të Celtic, ku ka luajtur më parë, ai ka realizuar 28 gola në 55 ndeshje zyrtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit