Djali i Simeone-s firmos me Atletico Madridin

11 Shtator 2019
19:15
back button

Pasi pa vëllanë e tij GIovanni duke korrur sukses në sportin e futbollit, djali i vogël i Simeone-s, Giuliano, është larguar nga të rinjtë e River Plate për t’iu bashkuar Atletico Madridit.

17-vjeçari ka shkaktuar trazira te River dhe klubi argjentinas ka detyruar Los Rojiblancos të negociojnë një shifër transferimi pasi nuk donin ta linin lojtarin të largohej me parametra zero.

Familja Simeone mund të kërkonte që situata të zgjidhej ndryshe me ndihmën e të drejtave të prindërve, por Rivert Plate ka refuzuar këtë mundësi dhe kërkon që të paguhen të gjitha shërbimet në stërvitje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit