“Djalli” kërkon mbrojtës, “shënjestron” shokun e vëllezërve Xhaka dhe Shaqirit!

15 Korrik 2019
17:32
Anton Cicani
back button

Jo vetëm Lovren, Pezzella dhe emra të tjerë. Milani është duke bërë sondazhe edhe për Fabian Schar sa i përket mbrojtjes. Aktualisht, zviceriani është duke luajtur me Neëcastle dhe shihet si profili ideal për të luajtur përkrah Romagnolit, deri sa Caldara ta marrë veten plotësisht.

Lajmi bëhet i ditur nga "Mirror". Schar është edhe shumë mik me Granit Xhakën, por edhe Taulantin, ndërsa luajnë bashkë në kombëtaren e Zvicrës dhe dikur kanë luajtur edhe te Basel, nga viti 2012 deri në 2015.

Sezonin e shkuar, 27-vjeçari luajti 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet, 24 në Premier, nga të cilat 22 si titullar. Edhe pse mbrojtës qendre, di edhe të shënojë, pasi ka realizuar sezonin e shkuar 4 gola. Titullar te Zvicra, ka luajtur 47 herë me helvetët dhe ka shënuar 7 gola, rekord për një mbrojtës qendre në këtë kombëtare.

Schar ka një kontratë deri në vitin 2021 me Neëcastle, por një eksperiencë në Itali do të ishte ideale për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit