Dje fitoi 2 ndeshje brenda pak orësh, sot Federer merr vendimin surprizë

17 Maj 2019
17:17
Gentian Spiri

Roger Federer është tërhequr sot çerekfinalet e turneut Masters të Romës. Një vendim që ka befasuar të gjithë, një “rrufe në qiell të hapur” si për organizatorët ashtu dhe fansat e tenistit zviceran. Gjithsesi, Numri 5 në botë ka sqaruar gjithçka.

Sot bëra pak stërvitje paradite dhe ndjeva një dhimbje në këmbën e djathtë. Nuk dua të rrezikoj, pasi përpara ëhstë grand slam i Roland Garros”, tha Federer. Duket se lodhja e një ditë më parë, ku zhvilloi dy ndeshje brenda pak ka lënë gjurmë te 37-vjeçari.

Shiu prishi planet e organizatorëve, ndaj Federer dje ishte i detyruar të luante dy ndeshje (një paradite dhe një pasdite). Dhe i fitoi të dyja: Fillimisht 2-0 ndaj Joao Sousa dhe më pas fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Borna Coric (këtij të fundit u anulloi 2 topa për të fituar ndeshjen).

Jam i zhgënjyer që po marr këtë vendim, por fizikisht nuk jam në 100% të formës. Bëra një konsultë me ekipin tim dhe vendosëm të mos rrezikoja dhe të tërhiqesha. Roma është një nga qytetet e mia të preferuara dhe shpresoj të jem këtu vitin tjetër”, tha Federer.

Në gjysmëfinale avancon kështu pa luajtur greku Stefanos Tsitsipas, që do të përballet me spanjollin Rafael Nadal. Numri 2 në botë fitoi 2-0 në çerekfinale ndaj patriotit të tij Fernando Verdasco. Kështu, sfida e shumëpritur Nadal-Federer që ëndërronin fansat është shtyrë sërish.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit