Djimsiti në Champions dhe finalen e Kupës së Italisë: Mund t’i mposhtim të gjithë…

13 Maj 2024
9:02
Alfred Lleshi
back button

“Fitore shumë e rëndësishme për Atalantën”, – komentoi Berat Djimsiti, i cili ka arritur numrin 48 ndeshje për zikaltrit në sezonin 2023-2024. Ai foli për këtë në mikrofonat e “Sky”: “Edhe sot u pa që e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen.

Më e rëndësishmja ishte të mos mendonim për finalen e Kupës së Italisë, sepse ka kohë. Bëmë shumë mirë, sidomos në pjesën e parë, mund të kishim shënuar 3-4 gola me rastet e bujshme që krijuam. Mund ta kishim mbyllur më herët ndeshjen ndaj Romës, me pak më tepër saktësi përpara”.

ANALIZA E FITORES – “Nuk mendoj se është vendimtare, janë edhe tri ndeshje për të luajtur në këtë kampionat. Të gjitha janë sfida vendimtare. Ne do të luajmë pesë ‘finale’ radhazi, duke përfshirë edhe ato të kampionatit, do t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Besojmë te vetja, mund t’i fitojmë të gjitha”.

RRUGA NGA KËTU DERI NË FUND – “Ndeshja ndaj Liverpool-it jashtë shtëpisë na dha shumë besim për të arritur deri në fund. Ekziston një vetëdije se mund t’i mposhtim të gjithë nëse luajmë kështu. Për mendimin, kundërshtarët hasin në vështirësi kur luajnë ndaj nesh. Kështu duhet të jetë edhe në pesë ndeshjet e fundit të këtij sezoni”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit