Djokovic: Ajo humbje një “shock”, një nga ndeshjet më të dobta të karrierës

20 Prill 2021
12:26
Telesport
back button

Në turneun Masters të Montekarlo, tenisti serb Novak Djokovic pësoi humbjen e parë të këtij viti. Një humbje e papritur, që erdhi në ndeshjen e tij të dytë në turneun e fushave me dhè, një eliminim i shpejtë, që nuk kishte ndodhur më parë për numrin 1 në botë.

Një ndeshje ku Djokovic gaboi shumë, një lojë e dobët e tij, gjë që e konfirmoi vetë tenisti. Ai e konsideroi këtë ndeshje të humbur ndaj britanikut Daniel Evans se një nga më të dobtat e karrierës së tij, teksa edhe shifrat flasin për këtë gjë.

Natyrisht që kur humbet edhe rivali ka meritat e tij. Mendoj se kjo mbetet një ndeshjet e mia më të këqija. Në këtë ndeshje nuk funksiononte asgjë. Një ndeshje ku nuk gjej asgjë pozitive nga loja ime. Dua ta harroj sa më shpejt këtë gjë që ndodhi dhe të përqendrohem tek e ardhmja”, tha Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit