Djokovic e Rybakina avancojnë në çerekfinalet e Wimbledon, eliminohen Zverev dhe Ruud

9 Korrik 2024
8:39
Telesport
back button

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të katërt në grand slam-in e Wimbledon, duke përcaktuar edhe tetë tenistët më të mirë në secilën kategori. Te meshkujt, serbi Novak Djokovic fitoi 3-0 ndaj danezit Holger Rune.

Një formë në rritje e ish-numrit 1 në botë. Një biletë për më tej siguroi edhe italiani Lorenzo Musetti, surpriza e këtij turneu. Eliminohet nga gara gjermani Alexander Zverev (numri 5 në botë), që u mund 3-2 nga Taylor Fritz. Fiton edhe Alex de Minaur, që mundi 3-1 Arthur Fils.

Te femrat, në çerekfinale shkon tenistja kazake Elena Rybakina, numri 3 në botë. Ajo përfitoi nga tërheqja e Anna Kalinskaya në setin e dytë. Më te avancon edhe Elina Svitolina e Ukrainës, që mundi 2-0 Xinyu Wang.

Në çerekfinale kualifikohet edhe tenistja letoneze Jelena Ostapenko. Ajo triumfoi 2-0 ndaj Yulia Putinseva. Çerekfinalistja e fundit është çekja Baroba Krejcikova, që mundi 2-0 amerikane Danielle Collins.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit