Djokovic eliminohet nga Indian Wells, triumfojnë Federer e Nadal

13 Mars 2019
8:47
Telesport
back button

Surpriza në raundin e tretë të turneut Masters të Indian Wells. Numri 1 në botë për meshkuj, tenisti serb Novak Djokovic, është eliminuar nga gjermani Philipp Kohlshcreibber, që ka avancuar në çerekfinale. Kohlshcreibber fundit fitoi 2-0 (6-4, 6-4), një ndeshje e dobët e serbit, që nuk ishte në një ditë të mirë, duke i thënë shumë shpejt lamtumirë turneut.

Tenistet Federer dhe Wawrinka

Fiton Roger Federer, që eliminoi patriotin e tij Stanislas Wawrinka, duke fituar 2-0 (6-3, 6-4). Një derbi zviceran dominuar nga Federer, ndjeshëm më superior se Wawrinka në fushë. Po 2-0 (6-3, 6-1) fiton edhe Rafael Nadal, që mundi argjentinasin Diego Schwartzman. Një ndeshje e dominuar nga tenisti spanjoll, që bashkë me Federer janë dy pretendentët për fitimin e këtij turneu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit