Djokovic: Gati të sfidoj Sinner dhe Alcaraz për trofetë, mund të jem ende një kampion

13 Dhjetor 2024
9:58
Telesport
back button

Pas një sezoni të luhatshëm dhe të mbyllur pa asnjë trofe ATP, ku rezultati më i mirë ishte medalja e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, tenisti Novak Djokovic dëshiron të rikthehet protagonist, duke kërkuar stimuj dhe energji të reja për të arritur objektiva të tjera të rëndësishëm.

Lajmi i parë i madh erdhi nga stafi me hyrjen Andy Murray në pozicionin e trajnerit. Objektivi i serbit është titulli i 100-të në karrierë dhe fitorja e grand slam nr.25. Në një intervistë për “Sportëeek”, tenisti Novak Djokovic bën një bilanc të vitit që po mbyllet dhe shpalos objektivat.

Në vitin 2024 nuk luajta shumë dhe, duke lënë mënjanë medaljen olimpike dhe finalen e Ëimbledon, bëra shumë pak. Megjithatë, unë mendoj se ende mund të luaj në një nivel të lartë, duke rivalizuar me Sinner dhe Alcaraz, dy lojtarët më të mirë në botë, pa harruar Zverev”, tha Djokovic.

Të gjithë ata janë kandidatët kryesorë për të fituar në grand slam dhe tituj të tjerë. Fizikisht dhe mendërisht jam gati të luaj përsëri tenisin tim, kam ndjenjën se mund t’i sfidoj këta djem dhe përvoja ime mund të jetë e dobishme. Vitin tjetër do të luaj më shumë turne. Do të jap maksimumin për të fituar nëse trupi im më lejon”, tha Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit