Djokovic: Ky tenist mund t’i thyejë rekordet e mia, Nadal e Federer

11 Dhjetor 2018
14:53
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, është i bindur se hegjemonia që kanë vendosur prej vitesh ai së bashku me Rafael Nadal e Roger Federer, do të bjerë shumë shpejt. Madje ai ka përzgjedhur edhe tenistin që do të jetë ikona e ardhshme e këtij sporti, Alexander Zverev. Sipas Djokovic, tenisti 21-vjeçar gjerman është në gjendje t’i mposhtë të gjithë dhe t’i thyejë rekordet e deritanishme. Zverev u bë tenisti më i ri në moshë që fiton finalet e turneut ATP Championship.

Mendoj se Zverev do të jetë ikona e ardhshme e këtij sporti, në mos është që tani një ikonë. Loja e tij ka shumë ngjashmëri me atë që zhvilloj unë. Po ashtu edhe karriera e tij me atë të ikonave të këtij sporti.  Unë shpresoj që ai një ditë t’i thyejë rekordet e mia, madje ai është në gjendje ta bëjë këtë gjë, duke thyer edhe rekordet e ikonave të tjera si Nadal e Federer. Është një tenist dhe person i jashtëzakonshëm, që meriton të jetë “numri 1” i ardhshëm”, u shpreh Novak Djokovic.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit