Djokovic “leksion” debutuesit rus, siguron finalen e Australian Open

18 Shkurt 2021
11:41
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic është finalisti i parë i grand slam-it të Australian Open për meshkuj. Numri 1 në botë mundi 3-0 në gjysmëfinale rusin Aslan Karatsev. Për rusin kjo ishte hera e parë që shkonte në një gjysmëfinale, në debutimin e tij në një turne të madh. Ndaj, për të ky rezultat është maksimumi i mundshëm.

Ndaj Djokovic, rusi Karatsev bëri një ndeshje të mirë, por serbi pati epërsi në fushë, duke i fituar setet me diferenca: 6-3, 6-4, 6-2. U duk sikur serbi ruajti energji për ndeshjen finale të së dielës, ku do të luajë me fituesin që do të dalë nga përballja mes rusit tjetër Daniiil Medvedev dhe grekut Stefanos Tsitsipas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit