Djokovic përmbys Zverev dhe siguron gjysmëfinalet e Australian Open

16 Shkurt 2021
14:40
Telesport
back button

Novak Djokovic është gjysmëfinalist i grand slam-it të Australian Open, pas fitores 3-1 (6-7, 6-2, 6-4, 7-6) arritur sot ndaj gjermanit Alexander Zverev, një ndeshje që zgjati 3 orë e 30 minuta. Fitore e vështirë e serbit, kampion në fuqi, që vuajti shumë për të ndalur Zverev, numri 6 në botë.

Zverev luajti me hope dhe në dy raste, setin e tretë e të katërt, nuk arrit të konkretizojë një avantazh të ndjeshëm që kishte ndaj serbit (4-1 në setin e tretë dhe 3-0 në atë të katërt). Përvoja e Djokovic bëri që ai të rikuperojë dhe fitojë, duke përmbysur disavantazhin dhe avancuar më tej.

Përballë Djokovic në gjysmëfinale do të jetë rusi Aslan Karatsev, i cili në ndeshjen tjetër çerekfinale për meshkuj të luajtur sot, mposhti 3-1 bullgarin Grigor Dimitrov. Të mërkurën do të luhen dy ndeshjet e mbetura çerekfinale për meshkuj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit