Djokovic replikon ma ata që e akuzojnë, ja deklarata e numrit 1 në botë

29 Qershor 2020
13:03
Telesport
back button

Anijet nuk mbyten për shkak të ujit që i rrethon ato, por për shkak të ujit që hyn në to. Mos lejoni të tjerët të hyjnë brenda jush dhe të të nxjerrin jashtë”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga numri 1 në botë për meshkuj në tenis, Novak Djokovic, i vënë në qendër të akuzave pas turneut të “Adria Summer Tour”. Serbi është organizatori i këtij turneu, ku dolën pozitivë me koronavirus 4 tenistë, dy trajnerë e disa punonjës.

Tenisti serb citoi një frazë të patriarkut serb për t’iu përgjigjur kritikave që ka marrë ditët e fundit. akuzat ndaj Djokovic erdhën pas videos së publikuar gjatë këtij turneu, ku të gjithë organizatorët kërcenin në disko, pa ruajtur distancinmin social.

Pozitivë me Covid-19 dolën tenistët Grigor Dimitrov e trajneri i tij, Borna Coric, Viktor Troicki dhe Novak Djokovic e trajneri i tij. Të gjithë personat prej një jave janë në izolim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit