Djokovic rikthehet në fushë pas dy muajsh pushim, do të luajë në turneun ku mungon prej 5 vitesh

1 Mars 2024
12:36
Telesport
back button

Kanë kaluar pesë vjet që kur Novak Djokovic luajti për herë të fundit një ndeshje në turneun Masters 1000 në Indian Wells. Pandemia, vendimi për të zhvendosur turneun në tetor 2021 dhe rregullat e hyrjes në Amerikë gjatë dy edicioneve të fundit kanë penguar prezencën e kampionit serb.

Gjithsesi, këtë herë, numri 1 në botë do të luajë këtë vit dhe ai ka konfirmuar praninë. “Është viti 2024 dhe hera e fundit që kam luajtur këtë turne ishte në vitin 2019. Kanë kaluar pesë vite të gjata pa qenë pjesë e turneut, një nga më të mirë në botë, ndoshta i preferuari i shumë lojtarëve, përfshirë edhe mua”, tha Djokovic.

Mezi pres të kthehem dhe të luaj përsëri para disa prej tifozëve më të mirë që kemi në botë. Kujtoj vitin 2008, hera e parë që fitova titullin në Indian Wells, një nga sukseset më të mëdha të karrierës sime në atë kohë. Isha me fat që e fitova turneun edhe katër herë të tjera, duke luajtur disa ndeshje epike në finale kundër Federer dhe Nadal”, tha Djokovic.

Serbi nuk luan që pas humbjes në gjysmëfinalet e Australian Open dhe pas dy muajsh ai do të rikthehet në fushë, teksa synon të grumbullojë pikët që do ta lejojnë të mbajnë kreun e renditjes: “Mezi pres të kthehem pas një pushimi kaq të gjatë”, tha Djokovic, fitues në 24 grand slam në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit