Djokovic rikthehet te suksesi, triumfon në turneun e Madridit

13 Maj 2019
10:27
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi turneu Masters të Madridit, pas fitores 2-0 (6-3, 6-4) në finale ndaj grekut Stefanos Tsitsipas. Kjo është hera e tretë që Djokovic fiton turneun madrilen, pas vitit 2011 dhe 2016. Një ndeshje që zgjati rreth 90 minuta, e dominuar dhe fituar me meritë nga serbi, më në formë krahasuar me rivalin grek.

Duket se Tsitsipas ndjeu lodhjen e sfidës gjysmëfinale, ku mundi Rafael Nadal pas më shumë se dy orësh lojë dhe në finale nuk dha atë që pritej. Ndërsa Djokovic ishte superior në çdo drejtim, tregoi një formë të mirë dhe hedh kandidaturën për fitimin e turneut Masters të Roland Garros.

Tashmë tenistët përgatiten për turneun e fundit Masters, atë të Romës dhe më pas do të zhvillohet grand slam parizien. Për Djokovic ky është triumfi nr.33 në turnetë Masters, duke barazuar rekordin e Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit