Djokovic rrezikon të zbresë nga froni pas mungesës në Australian Open

20 Janar 2022
11:13
Telesport
back button

Mungesa në grand slam të Australian Open mund t’i kushtojë shumë tenistit serb Novak Djokovic, që rrezikon të humbasë kreun e renditjes botërore.

Ai është kampion në fuqi në këtë turne, por për shkak të përjashtimit nga Australia, Djokovic (i pavaksinuar) nuk mund ta mbrojë këtë titull. Ndaj, si pasojë e pikëzimit, ai do të humbasë 2000 pikë.

Kjo mund të çojë në rrëzimin e tij nga froni në rast se këtë turne e fitojnë numrat 2 dhe 3 në botë, respektivisht rusi Daniil Medvedev e gjermani Alexander Zverev, që në këtë rast do të fitonin 2000 pikë.

Kjo gjë mund të ndodhë zyrtarisht në mesin e shkurtit, pasi vjet Australian Open u shty dy javë për shkak të pandemisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit