Djokovic tërhiqet nga ATP Finals dhe mbyll para kohe sezonin: Jam ende i dëmtuar

5 Nëntor 2024
12:49
Telesport
back button

Novak Djokovic, kampioni në fuqi i ATP Finals, nuk do të jetë në turneun e më të mirëve që do të fillojë të dielën në Torino, më 10 nëntor. Tenisti serb, i kthyer nga pushimet në Maldive me familjen e tij, ka njoftuar tërheqjen e tij nga ky turne dhe, për këtë arsye, sezoni i tij ka përfunduar.

Ishte një nder të kualifikohesha në ATP Finals në Torino dhe mezi prisja të isha atje. Por, për shkak të një dëmtimi të vazhdueshëm, nuk do të mund të luaj javën tjetër. Më vjen keq për të gjithë ata që kishin planifikuar të vinin dhe të më shihnin, do të shohemi së shpejti!”, u shpreh Djokovic.

Kështu, tenistët Casper Ruud, Alex De Minaur dhe Anreë Rublev, që konkurronin për dy vendet e fundit në dispozicion, tani do të jenë të tre në “top-8” tenistët që do të luajnë në këtë turne. Novak Djokovic renditej i gjashti, turne të cilin e ka fituar shtatë herë në karrierën e tij.

Serbi mungoi edhe në turneun e fundit Masters të këtij viti, atë të Paris-Bercy, që u mbyll ditën e diel. Pesë tenistët e tjerë të kualifikuar më herët janë Jannik Sinner, Carlos Alcaraz, Alexander Zverev, Daniil Medvedev dhe Taylor Fritz. Grigor Dimitrov dhe Stefanos Tsitsipas janë rezervat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit