Djokovic tërhiqet nga turneu i fundit Masters dhe rrezikon të dalë nga “top-10”

25 Tetor 2024
13:46
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic ka konfirmuar se nuk do të luajë në turneun e fundit Masters të këtij viti, atë Paris- Bercy, që nis së shpejti. Një mungesë që mund t’i kushtojë shtrenjtë 37-vjeçarit, pasi jo vetëm që nuk do të mbrojë titullin e fituar vjet, por rrezikon të mos luajë në ATP Finals.

Fatkeqësisht, këtë vit nuk do të luaj në Rolex Paris Masters. Më vjen keq për të gjithë ata që shpresonin të më shihnin të luaja atje: Lojtarët, sponsorët, organizatorët dhe tifozët. Është një turne i mrekullueshëm, kam shumë kujtime të mira atje, ndaj shpresoj të kthehem vitin e ardhshëm”, tha Djokovic.

Serbi e ka fituar 7 herë këtë turne në karrierën e tij, por duket se është i lodhur nga turneu kinez i Shanghai dhe ai i Riad, të luajtura dy javët e fundit. Ai rrezikon pjesëmarrjen në finalet e Torinos, duke mos pasur plane për të luajtur të tjera për të luajtur grumbulluar pikë.

Djokovic, aktualisht është në vendin e gjashtë në garën e ATP Finals, me 3.910 pikë dhe me shumë mundësi do të kalohet nga Ruud (3.845 pikë) e nga Rublev (3.620 pikë). Sfida mbetet për vendin e tetë mes Aleix De Minaur dhe Jack Paul, që së bashku me rivalë të tjerë do të luajnë sin ë Paris-Barcy ashtu dhe në Vjenë e Bazel.

Djokovic ka deklaruar më herët se nuk është i interesuar për të marrë pjesë në ATP Finals në Torino. Humbja e pikëve nga Paris-Bercy (1000) dhe ai i Torinos (1500, si kampion në fuqi) sipas të gjitha gjasave do ta zbresin atë nga “top-10” më të mirët në botë në fund të këtij viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit