Djokovic vuan por avancon në Wimbledon, fitore edhe për Swiatek, Zverev e Rybakina

5 Korrik 2024
8:19
Telesport
back button

Janë mbyllur takimet e raundit të dytë në grand slam-in e Wimbledon. Serbi Novak Djokovic, fitoi me vështirësi 3-1 ndaj Jacob Fearnley, duke avancuar më tej.

Një biletë për në raundin e tretë siguron edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, që mundi 3-0 Marcos Giron. Nuk zhgënjën as bullgari Grigor Dimitrov, që mposht rivalin e tij Shang.

Në raundin e tretë avancojnë edhe danezi Holger Rune, italiani Lorenzo Musetti, kanadezi Denis Shapovalov, britaniku Cameron Norreie e francezi Gael Monfils.

Te femrat, fitore pa shumë mund për numrin 1 në botë, polaken Iga Swiatek. Ajo mundi 2-0 Petra Martic, duke avancuar më tej.

Fitore edhe për danezen Caroline Wozniacki, kazaken Elena Rybakina, amerikanin Madison Keys, rusen Yulia Putinseva e spanjollen Paola Badosa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit