Djokovic zbret në vendin e tretë, Alcaraz e Swiatek komandojnë renditjen botërore

25 Maj 2023
12:55
Telesport
back button

Ditën e hënë do të nisë grand slam i Roland Garros në tenis. Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz do ta nisë këtë turne si numri 1 në botë, pozicion që e fitoi ditën e hënë, duke zbritur nga froni Novak Djokovic.

Ky i fundit humbi dy pozicione dhe tashmë serbi klasifikohet i treti, i parakaluar edhe nga rusi Daniil Medvedev. Në “top-5” tenistët më të mirë janë edhe norvegjezi Casper Ruud e greku Stefanos Tsitsipas.

Kjo ngjeshje e madhe e tenistëve në krye e lë të hapur garën për numrin 1 në botë. ai që ka humbur ndjeshëm terren është spanjolli Rafael Nadal, aktualisht në vendin e 14-të, ndërkohë që me mungesën në Roland Garros do të humbasë të tjera pozicione.

Te femrat, në vendin e parë ndodhet polakja Iga Swiatek, ende e shkëputur nga rivalet e saj. Me 1400 pikë më pas renditet Aryna Sabalenka, dy tenistet që synojnë kreun pas turneut parizien që nis ditën e hënë.

“Top-5”-Meshkuj

1-Carlos Alcaraz, 6.815 pikë

2-Daniil Medvedev, 6.330 pikë

3-Novak Djokovic, 5.955 pikë

4-Casper Ruud, 4.915 pikë

5-Stefanos Tsitsipas, 4.775 pikë

“Top-5”-Femra

1-Iga Swiatek, 8.940 pikë

2-Aryna Sabalenka, 7.541 pikë

3-Jessica Pegula, 5.205 pikë

4-Elena Rybakina, 5.090 pikë

5-Caroline Garcia, 5.025 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit