Djokovic zbulon të ardhmen: Tani s’më intereson më renditja, do të luaj vetëm në këto turne

18 Shtator 2024
18:13
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic ka gjasa që të mos luajë më asnjë turne të madh këtë vit. Bëhet fjalë për turneu Masters të mbetur dhe finalet ATP që zhvillohen në nëntor në Torino, ku luajnë 8 tenistët më të mirë në botë.

Fituesi i 24 grand slam, aktuaklisht numri 4 në botë, tha: “Finalet në Torino nuk janë qëllimi im i këtij sezoni”. Fjalë që i thonë të gjitha dhe që e largojnë Novak Gjokoviçin nga eventi i fundit i madh në tenisin botëror.

37-vjeçari nga Beogradi është aktualisht jashtë tetë lojtarëve që do të luajnë në ATP Finals (14-21 nëntor). “Unë nuk jam duke ndjekur finalet e ATP-së, nuk jam duke ndjekur renditjen”, tha më tej tenisti serb.

Për sa më përket mua, kam mbaruar me ato turne për karrierën time. Prioritetet e mia kryesore janë të luaj për ekipin tim kombëtar dhe në turneu grand slam. Kam fituar gjithçka, jam 37 vjeç dhe gjërat kanë ndryshuar”, tha Djokovic.

Zakonisht, në karrierën time kam planifikuar çdo gjë gjashtë muaj më parë, por tani nuk është më rasti. Tani është më spontane, më duhet të pushoj fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht për të filluar të mendoj se çfarë dua të bëj më pas, si, kur dhe ku për të zgjatur karrierën time”, u shpreh Djokovic.

Më tej, ai shtoi: “Duhet të argëtohem, duhet të zgjedh turnetë do të luajë me mençuri. Duhet të mendoj edhe për familjen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit