Djokovic, Zverev, Swiatek e Rubakina bëjnë detyrën, avancojnë në raundin e dytë të Wimbledon

3 Korrik 2024
8:17
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e radhës së raundit të parë në grand slam-in e Wimbledon, shumë prej të cilave të shtyra për shkak të shiut dhe që do të mbyllen sot.

Te meshkujt, Novak Djokovic avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Vit Kopriva. Më tej shkon edhe danezi Holger Rune, që mundi Soon-Woo Kwon.

Nuk zhgënjen as greku Stefanos Tsitsipas, që mundi po 3-0 Taro Daniel, ndërsa britaniku Andy Murray nuk zbriti farë në fushë, i dëmtuar dhe u tërhoq.

Një biletë për në raundin e dytë sigurojnë edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, polaku Hubert Hurkacz, australiani Alex de Minaur dhe italiani Lorenzo Musetti.

Te femrat, nuk zhgënjen tenistja kazake Elena Rybakina, që mundi 2-0 Gabriela Ruse. Në raundin e dytë avancon edhe tenistja amerikane Jessica Pegula.

Pa probleme fiton numri 1 në botë, tenistja polake Iga Swiatek, ajo franceze Caroline Garcia, danezja Caroline Wozniacki e tuniziania Ons Jabeur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit