“Do ta marr seriozisht ofertën e rinovimit të kontratës me Manchester United nëse vjen një e tillë”

25 Tetor 2024
11:20
Telesport
back button

Mesfushori danez Christian Eriksen ishte protagonist dje në Europa League, me golin që realizoi me Manchester United në barazimin 1-1 në fushën e Fenerbahce. Ai ishte titullar në këtë ndeshje, por këtë sezon është aktivizuar pak.

Kontrata e 32-vjeçarit me “djajtë e kuq” skadon në fund të këtij sezoni dhe ai mund të largohet me koston zero. Gjithsesi, ekziston mundësia që palët ta rinovojnë atë edhe me një vit.

Ndaj, Eriksen shprehet se do ta marrë seriozisht një ofertë nga Manchester United nëse ajo vjen verën e ardhshme. Lojtari luan prej tri sezonesh në “Old Trafford”, ku në 82 ndeshje ka realizuar 7 gola.

Asgjë nuk varet vërtet nga unë. Gjithçka varet nga klubi dhe pozicioni që ai ka. Unë po e shijoj shumë kohën time këtu ashtu siç kam bërë për vitet e fundit. E bëj akoma. Kur të vijë vera, nëse oferta është aty, do ta marr ofertën seriozisht“, tha Eriksen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit