“Do të doja ta kisha këtu”, Arteta bën ftesën e papritur

26 Nëntor 2021
12:59
Denis Hakanaj
back button

Arsene Wenger mund të kthehet tek Arsenal.

Pavarësisht se ish-trajneri i Topçinjve mbulon detyrën e tij në FIFA si përgjegjës i zhvillimit botëror të futbollit, në shtëpinë londineze ka nga ata që shpresojnë ta shikojnë përsëri afër skuadrës që ka drejtuar për 22 vite.

Mikel Arteta, në fakt, ka pranuar mundësinë që të “ndihmohet” nga francezi.

“Kam folur me Arsene kur kam shkuar të shikoj filmin e tij. Do të më pëlqente ta shihja përsëri këtu sepse besoj se do t’i vinte mirë të shikonte sa respekt dhe admirim ka klubi për të”, ka thënë Arteta për The Guardian.

“Çfarë roli do të kishte? Nuk di ta them tani, por ajo që mund të pohoj është se do të më pëlqente ta kisha më afër sepse do të më ndihmonte shumë. Jo vetëm mua, por të gjithë skuadrën. Do të ishim të kënaqur ta kishim përsëri këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit