“Do të ishin dy goditje të mëdha për Milan-in”, Capello: Ja problemi që ka Leao

24 Korrik 2024
10:53
Denis Hakanaj
back button

Fabio Capello ka analizuar merkaton e Milanit.

Klubi milanez është gati të bëjë dy goditje në funksion të sezonit të ardhshëm.

Strahinja Pavlovic, një lojtar në pronësi të Salzburgut, duhet të merret në mbrojtje, ndërsa në mesfushë flitet për Youssouf Fofana, i cili luan te Monaco.

Gjatë një interviste të dhënë për Gazzetta dello Sport, ish-trajneri kuqezi ka thënë:

“Nëse Milani merr Pavlovic dhe Fofana, ata do të realizojnë dy goditje të rëndësishëm që do t’i shtohen një sulmuesi si Morata, i aftë për të shënuar gola me një vazhdimësi të caktuar, por edhe për të ndihmuar ekipin në lojën pa top.

“Përveç integrimit të nënshkrimeve të reja, Fonseca do të duhet të gjejë atë ekuilibër taktik që mungonte vitin e kaluar kur, sa herë që kuqezinjtë humbnin topin, kundërshtarët ishin të rrezikshëm apo edhe shënonin.

“Leao është një lojtar i madh me topin në këmbët e tij, por ai mbulon pak kur të tjerët sulmojnë dhe shokët e tij në një farë mënyre duhet ta kompensojnë atë. Kjo është arsyeja pse Fofana do të ishte vërtet i dobishëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit