Bayern Munich, pas më shumë se një dekade, nuk është më kampion i Gjermanisë.
Titulli është fituar nga Bayer Leverkusen dhe tani bavarezëve u ka mbetur vetëm Champions League. Vëmendja është e përqendruar në Europë, siç tregoi edhe humbja e pësuar të shtunën kundër Stuttgart.
Pas ndeshjes, Thomas Tuchel ka folur në konferencë për shtyp dhe është kthyer të flasë për të ardhmen:
“Nga momenti që kemi vendosur të ndahemi në fund të sezonit, klubi ka nisur një kërkim intensiv për trajnerin e ri. Madje, ndoshta kjo gjë ka nisur edhe para mbledhjes në të cilën kemi rënë dakord të ndahemi.
“Tani nuk do të ishte e drejtë të thuhet ‘Ah, tani do të vazhdojmë me ty’ dhe të bëhet një hap mbrapa. Jo, nga këndvështrimi im kjo është e qartë”.