“Do të ishte një çmenduri nëse ndodh”, Fenomeni: Një treshe e frikshme

29 Mars 2024
15:05
Denis Hakanaj
back button

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo Nazario dëshiron të shohë Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Jude Bellingham të luajnë së bashku për Los Blancos.

Ndërsa sulmuesi francez është gati të transferohet në Santiago Bernabeu, Haaland duket mjaft i lumtur te Manchester City për momentin.

Sulmuesi norvegjez u transferua në Etihad vetëm në vitin 2022 dhe ka një kontratë me klubin deri në vitin 2027. Nuk ka gjasa që ai të konsiderojë një largim në të ardhmen e afërt.

Megjithatë, Fenomeni dëshiron ta shohë treshen së bashku dhe tha për GOAL:

“Nëse ndodh, do të jetë çmenduri. Të shikosh Real Madridin duke luajtur me të gjithë ata lojtarë së bashku. Do të jetë një ekip i pabesueshëm që do të arrijë gjëra të jashtëzakonshme”.

Vetë Ronaldo kaloi pesë vjet te Real Madrid, ku shënoi 103 gola dhe asistoi 35. Ai fitoi dy tituj të La Ligas në Santiago Bernabeu, ndër të tjerë trofe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit