“Do të ishte një gabim i madh”, ish-lojtari paralajmëron Arteta-n para sfidës me City-n

28 Mars 2024
15:00
Denis Hakanaj
back button

Gael Clichy ka paralajmëruar trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta që të mos mbështetet te kundërsulmi në ndeshjen e ardhshme të Topçinjve në Premier League kundër Manchester City të dielën.

Francezi i ka kërkuar Artetas që të bëjë presing ndaj Cityt që nga fillimi, duke këmbëngulur se nuk do të ishte e mençur të linte kampionët në fuqi të kishin zotërimin e topit. Ish-mbrojtësi i Arsenal dhe Man City tha për Metro:

“Arsenali duhet të ketë guximin të shkojë në stadiumin e tyre dhe të thotë, ‘Ne do të ju sulmojmë’.”Jo shumë skuadra e kanë arritur këtë, dy të vetmet janë Liverpooli dhe Arsenali”, ka thënë ish-lojtari i Topçinjve.

“Unë mendoj se do të ishte një gabim i tmerrshëm për Arteta-n të përpiqet të luajë me kundërsulm dhe t’ia lërë topin Manchester Cityt. Nuk mund ta bëjnë këtë gjatë gjithë ndeshjes”.

Topçinjtë kryesojnë renditjen e Premier League falë diferencës së golave ndaj Liverpoolit të vendit të dytë, ndërsa Manchester City mbetet një pikë prapa në vendin e tretë.

Clichy beson se është e domosdoshme që londinezët të sigurojnë të tre pikët këtë fundjavë, kur kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje nga fundi i sezonit:

“Arsenali nuk mund të humbasë të dielën. Një barazim do t’i mbajë ata përpara Cityt në renditje, por nuk jam i sigurt se një pikë mjafton kundër një ekipi si City.

Topçinjtë kanë marrë 20 fitore, katër barazime dhe katër humbje në kampionat këtë sezon dhe kanë 64 pikë, ndërsa City ka regjistruar 19 fitore, gjashtë barazime dhe tre humbje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit