“Do të jetë më i mirë se Vinicius”, tifozët e Real Madrid “fërkojnë duart”

22 Janar 2019
22:01
back button

Adoleshenti brazilian Rodrygo ka shkëlqyer në ndeshjen e kampionatit të Amerikës Latine për moshat U-20 me dy gola ndaj Venezuelës dhe menjëherë ka çmendur tifozët e Real Madrid të cilët mezi po e presin ardhjen e tij. 

18-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Los Blancos për 45 mln euro dhe do t’i bashkohet klubit të ri në verë. 

Me paraqitjen e bërë ndaj Venezuelës, duket qartë pse Real shpenzoi aq shumë para për të. 

Pasi debutoi me ekipin e parë të Santos në nëntorin e 2017-ës, ai ka shënuar 12 gola në 60 paraqitje, megjithëse ka mbushur 18 vjeç vetëm gjatë këtij janari. 

Ai është lojtari më i ri i Santos që luan në Copa Libertadores dhe 15 ditë më vonë u bë braziliani më i ri që ka shënuar në të. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit