“Do të kishte shkuar te United”, Watzke flet për Haaland: Ishim të detyruar ta pranonim kushtin

30 Prill 2022
21:16
Denis Hakanaj
back button

Joachim Watzke, drejktori ekzekutiv i Borussia Dortmund, ka folur për situatën e sulmuesit Erling Haaland. Sulmuesi është në qendër të zërave të merkatos, që e japin drejt largimit në fundin e këtij sezoni.

Real Madrid, Manchester City dhe shumë skuadra të tjera të mëdha janë vënë në lëvizje për të dhe, me sa duket, klubi gjerman është dorëzuar para idesë së largimit të tij.

Në programin gjerman 19:09 Talk, drejtuesi i verdhezinjve ka thënë: “Kemi lejuar që Haaland të kishte një klauzolë për prishjen e parakohshme të kontratës, përndryshe do të kishte shkuar tek United dy vite më parë”, ka qenë zbulimi i Ëatzke.

“Ka një vendim për të marrë dhe në fund do ta marrë. Megjithatë, jam i sigurt se do ta gjejmë Haaland-in e ri, për të cilin kemi nevojë”.

Domethënë, fati i sulmuesit norvegjez duket se është vendosur dhe do të jetë larg Gjermanisë, ose të paktën larg pjesës verdhezi të Gjermanisë.

Mbetet për t’u kutpuar vetëm se ku do të shkojë. Real Madrid dhe Manchester City mbeten favorite, por nuk mund të përjashtohen surprizat që dhuron gjithmonë merkato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit