“Do të largohem”, objektivi i Barçës dhe Bayern-it merr vendimin

7 Shtator 2024
12:19
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah, ka marrë vendimin për të ardhmen e tij pasi gjatë kaloi verës u kërkua nga Barcelona dhe Bayern Munich.

Lojtari gjerman qëndroi te kampionët e Bundesliga-s pavarësisht se ishte i lidhur me një largim gjatë merkatos.

Tah ishte një lojtar kyç Bayer Leverkusen në fitoren e kampionatit sezonin e kaluar.

Jonathan Tah ka zbuluar për mediat të ardhmen e tij te skuadra e Aspirinave. 28-vjeçari konfirmoi se nuk do të rinovojë kontratën e tij, e cila do të skadojë në vitin 2025.

Ai i tha për median gjermane SZ:

“Unë nuk do të nënshkruaj një marrëveshje të re me Bayer Leverkusen. Vendimi im është marrë”.

“Do të jap më të mirën time deri në fund këtu dhe më pas do të shohim për klubin tim të ardhshëm. Por vendimi im është të shkoj dhe të provoj eksperienca të ndryshme”.

Tah do të largohet nga Leverkusen në merkaton e janarit ose verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit