“Do të luaj me fituesin e Championsit”, ylli arrin marrëveshjen me Real-in dhe Liverpool-in

22 Maj 2022
23:16
Denis Hakanaj
back button

Liverpol dhe Real Madrid kanë arritur një marrëveshje me Aurelien Tchouameni, me mesfushorin e Monaco që do të vendosë në ditët e ardhme se te cila nga dy skuadrat do të luajë.

Tchouameni konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit francez dhe për të interesohen disa prej klubeve më të mëdha të Europës.

Sipas RMC Sport, dy finalistet e Champions League, Liverpool dhe Real Madrid, kanë arritur të dyja një marrëveshje me Tchouameni dhe po negociojnë me Monaco.

Kërkesa e klubit të Ligue 1 për 22-vjeçarin është 80 milionë euro. Një tjetër skuadër e interesuar për futbollistin ishte edhe PSG, por kampionët e Francës kanë dalë nga gara pas rinovimit të Mbappe.

Vetë futbollisti ka shkruar në rrjetet sociale: “Do të nënshkruaj me fituesit e Champions League”. Duket se djaloshi ja ka lënë në dorë fatit të ardhmen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit