Do të luajë apo jo ndaj Barcelonës? Sot, ditë vendimtare për Ronaldon

21 Tetor 2020
11:42
Alfred Lleshi
back button

Ndërsa Juventusi kapet pas golave ​​të Morata, Cristiano Ronaldo brohoret për shokët e tij të skuadrës nga karantina në Torino. Duke pritur që të bëhet negativ nga Covid-19, ta mposhtë virusin e rrezikshëm dhe të kthehet në fushë, ylli portugez shpreson të mos mungojë ndaj barcelonës, në sfidën e radhës të Champions-it. Rikthimin e pret më shpejt, ndoshta qysh kundër Verona, të shtunën në mbrëmje. Sidoqoftë, qëllimi kryesor është që të luajë kundër katalanasve brenda një jave.

Siç shpjegohet nga “Corriere dello Sport”, sot do të jetë dita vendimtare për të kuptuar nëse CR7 do të jetë në gjendje t’i kryqëzojë rrugët me rivalin e tij të madh, Leo Messi, për herë të parë që kur ka veshur fanellën bardhezi. Përgjigja do të jepet nga tamponi, që 35-vjeçari do të kryejë sot.

Rregulloret e UEFA-s kërkojnë që një lojtar duhet të jetë negativ të paktën shtatë ditë para ndeshjes. Ose që ka një ngarkesë virale aq të ulët, sa të mos jetë përhapës e ngjitës i virusit, si dhe asimptomatik, siç është në të vërtetë Ronaldo.

Nëse tamponi i sotëm jep një rezultat pozitiv, shanset që numri 7 i Juventusit mund të sfidojë Messin do të ishin të zero. Nëse rezulton negativ të enjten ose të premten, një paradoks mund të ndodhë teorikisht: Ronaldo mund të luajë ndaj Verona-s të shtunën, por jo kundër Barcelonës, të mërkurën.

Përgjigja ndoshta do të arrijë në orët e ardhshme, kur CR7 do të zbulojë nëse do të duhet të jetojë ende me Covid-19 apo mund të kthehet në stërvitje me shokët e tij të skuadrës dhe jo më në karantinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit