“Do të luftojmë, lojtarët nuk duhet të luajnë në Super League”, agjenti jep alarmin!

20 Prill 2021
18:59
Telesport
back button

Pjesa dërrmuese e botës së futbollit po del kundër Superligës Europiane, që është krijuar nga 12 prej klubeve më të mëdha. I fundit që ka ngritur zërin është agjenti Jonathan Barnett, i cili njihet si menaxheri i Gareth Bale.

Barnett ka shpërthyer, duke u shprehur se lojtarët nuk duhet të pranojnë të luajnë në Superligën europiane. Sipas agjentit të njohur, klubet që duan të bëjnë diçka të tillë duhet të hidhen në gjyq dhe lojtarët të mos zbresin në fushë.

“Duhet të luftojmë për të drejtat e lojtarëve dhe nëse ata janë kundër Superligës, atëherë nuk duhet të luajnë. Ne si agjentë duhet të luftojmë për të drejtat e tyre dhe të shkojmë në gjykatë”, përfundoi Barnett.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit